Interi dhe Cristian Chivu vazhdojnë bashkë, me klubin dhe trajnerin në një linjë për sezonin 2026/27, duke menduar përtej verës dhe vlerësuar punën e tij deri tani. Suksesi apo jo me “scudetto” dhe “Coppa Italia” nuk ndryshon planet e klubit, pasi qëndrimi i trajnerit rumun nuk lidhet me fitoret, siç raporton “Gazzetta dello Sport”.
Kontrata aktuale i skadon më 30 qershor 2027 dhe mund të rinovohet, për t’i dhënë Chivu më shumë forcë për sezonin e ardhshëm dhe nisur kapitullin e tij të dytë në pankinën e Interit pa presion kohe. Edhe pas humbjes në derbi, drejtuesit mbeten të bindur për menaxhimin e tij dhe pozicioni i Chivu është më i fortë se kurrë.
Ndeshja me Atalantën shihet si mundësi për rikuperim, ndaj skuadrës italiane që arriti në 1/8 e Champions League. Interi synon fitoren për të vënë presionin mbi Milanin që luan me Lazion. Pas kësaj, do të ketë reflektim mbi skuadrën dhe lojtarët, por jo mbi trajnerin. “Timonieri” zikaltër nuk preket.
The post Interi dhe Chivu, e ardhmja e sigurt bashkë pavarësisht fitimin ose jo të titullit appeared first on Telesport.










