Ka diçka që nuk shkon. Te ky Inter që gjithsesi mund ta quajë shumë të mirë sezonin e tij, një dobësi del qartë; në përballjet direkte është pothuajse dështim. Dy humbje në dy derbe, vetëm një pikë në dy ndeshje kundër Napolit dhe një fitore me shumë polemika ndaj Juventusit. Fitoret ndaj Como dhe Romës nuk vlejnë shumë në këtë analizë. Ndoshta ka të drejtë Dimarco kur thotë se skuadra e ka të vështirë të reagojë pasi pëson gol.
A duhet të shqetësohet Interi për fundin e sezonit? Deri diku, po. Cristian Chivu duhet të analizojë pse skuadra krijoi kaq pak ndaj Milanit; pak qartësi pranë zonës, krosime të pasakta dhe manovër jo fluide. Vetëm dy raste të vërteta; një me Mkhitaryan dhe tjetri me Dimarco.
Ka edhe justifikime; mungonin Lautaro Martinez, Thuram dhe Calhanoglu. Sidoqoftë, Interi po kalon momentin më të vështirë të sezonit, sidomos pas eliminimit nga Champions League. Në një javë, sulmi më i mirë në Itali nuk shënoi asnjë gol në dy ndeshje. Titulli i 21-të mbetet pranë, por derbi i humbur kërkon reflektim për paraqitjen dhe qëndrimin në fushë.
The post Interi, avantazhi +7 është qetësues, por Chivu duhet t’i dëgjojë kambanat e alarmit appeared first on Telesport.










