Interi, alarm i kuq për Lautaron. Flet Chivu: E kemi humbur, dëmtimi është serioz

Në minutën e 60-të të ndeshjes Bodo/Glimt-Inter, u bë zëvendësimi i Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas u largua nga fusha dhe u zëvendësua nga Marcus Thuram pasi ndjeu një dhimbje të fortë në pulpën e majtë. Trajneri Chivu vendosi ta zëvendësojë për arsye mbrojtjeje paraprake.

Kapiteni, i dëmtuar dhe duke çaluar, u drejtua menjëherë në dhomat e zhveshjes për të vlerësuar problemin së bashku me stafin mjekësor. Diagnoza e parë flet për një lodhje muskulore në pulpë; gjendja e tij do të vlerësohet të premten, kur do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse.

Megjithatë, fjalët e Chivu pas ndeshjes ngritën alarmin: “Lautaron e kemi humbur, do të mungojë për një periudhë, sepse është dëmtuar, dëmtimi është serioz”.

 

The post Interi, alarm i kuq për Lautaron. Flet Chivu: E kemi humbur, dëmtimi është serioz appeared first on Telesport.