Interesi i Barcelonës e bëri “të famshëm”, tre ekipe të tjera duan “zbulimin” e dy javëve të para të La Ligës

Sulmuesi kamerunas i Villarreal, Karl Etta Eyong, mund të konsiderohet si “zbulimi” më i madh i dy javëve të para të La Ligës. Për 20-vjeçarin, i cili ka një klauzolë diçka më pak se 10 milionë euro, ka pasur një interesim të madh nga Barcelona në ditët e fundit.

Klubi katalanas është gati të paguajë kluazolën e tij dhe ta dërgojë direkt në huazim te një klub tjetër po në La Liga, ku të ketë mundësinë të fitojë më shumë përvojë. Megjithatë, Barcelona nuk është klubi i vetëm që interesohet për kamerunasin.

Real Sociedad, Real Oviedo dhe Real Betis po ashtu janë shumë të interesuara për sulmuesin kamerunas dhe janë të gatshme të paguajnë kluazolën e tij dhe mbi të gjitha nuk kanë probleme me regjistrimin e lojtarëve siç kanë katalanasit. Megjithatë, dëshira e madhe e lojtarit është të transferohet te Barcelona.

The post Interesi i Barcelonës e bëri “të famshëm”, tre ekipe të tjera duan “zbulimin” e dy javëve të para të La Ligës appeared first on Telesport.