Inter zë trenin e fundit për në Champions (video)

Interi ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm pas fitores ndaj Empolit.

‘Zikaltërit’ arritën triumf mjaft të vështirë me rezultat 2-1 dhe dërguan Empolin në Serie B.

Keita Balde (51’) zhbllokoi fillimisht shifrat, ndërsa dhjetë minuta më vonë Mauro Icardi huqi mundësinë për ta dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë, përcjell lajmi.net.

Gabimin e argjentinasin e shfrytëzuan mysafirët që barazuan me Traoren (76’), ndërsa Radja Nainggolan (81’) i siguroi plasmanin në Ligën e Kampionëve ekipit të tij duke realizuar për 2-1.

Edhe Atalanta sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve bashkë me Juventusin, Napolin dhe Interin.

https://streamable.com/696rc