E ardhmja e Hakan Calhanoglu mbetet në dyshim. Turku pritet të largohet nga milanezët dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij.
Në krye të listës së dëshirave për të zëvendësuar ish-lojtarin e Milan-it është Ederson, i vlerësuar të paktën 50 milionë euro nga Atalanta.
Milanezët synojnë të përfitojnë nga shitja e Asllanit, ndërsa Frattesi ka fituar besimin e Chivu. Në mbrojtje, i zgjedhuri mbetet Leoni, të cilin trajneri e stërviti në muajt e fundit te Parma.
Në këtë rast, Interi synon të mbledhë një thesar të rëndësishëm nga Bisseck, i cili ka disa admirues në Premier League.
Për momentin, nuk ka lëvizje konkrete për Dumfries, me klauzolën prej 30 milionësh të holandezit që skadon në mes të muajit.
Klauzola (prej 90 milionësh) skadoi në mesnatë të hënën për Marcus Thuram:
Interi do të vazhdojë të punojë për rinovimin e francezit, edhe nëse një çek prej 60-70 milionë eurosh mund t’i tundojë Marotta-n dhe Ausilio-n që këtë verë.
Në fund, po kërkohet një marrëveshje për Taremi-n, me zikaltrit që synojnë të kursejnë nga rroga e iranianit prej mbi 5 milionësh bruto dhe të mbledhin një shifër prej 6-7 milionë për kontratën e lojtarit.
The post Inter, zbulohet dëshira 50 milionëshe e Chivu appeared first on Telesport.