Inter dhe Milan përballen për herë të parë për këtë sezon, në “Derby della Madonnina”, ku pavarësisht formës aktuale të ekipeve, synimeve të tyre dhe gjithçkaje tjetër, në fund spektakli është i garantuar dhe rëndësi ka vetëm fitorja.
Kuqezinjtë kanë fituar tre nga pesë takimet e fundit ndaj “kushërinjve”, duke barazuar dy të tjerat midis Serie A, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë.
Fitorja e fundit e zikaltërve është 2-1 në prill të vitit 2024. Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme në këtë takim si Henrikh Mkhitaryan dhe Denzel Dumfries.
Cristian Chivu e nis derbin e tij të parë me këtë formacion: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez
Në anën tjetër, Max Allegri e nis me formacionin më të mirë të mundshë. Pas shumë kohësh, Pulisic-Leao e nisin të dy si titullar në majë të sulmit. Nga minuta e parë edhe Adrien Rabiot. Formacioni: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao
The post Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme, Allegri “fërkon duart” me formacionin më të mirë të mundshëm appeared first on Telesport.











