Galatasaray po e ndjek seriozisht Davide Frattesin. Pas kontakteve të para të javëve të fundit, klubi turk ka vendosur të përshpejtojë për mesfushorin e Interit, i cili prej disa ditësh ka hapur mundësinë e një transferimi në Turqi. E marta mund të jetë dita vendimtare. Drejtuesit e Galatasaray janë gati të investojnë 35 milionë euro përmes një huazimi me detyrim blerjeje dhe do të takohen me zikaltërit për të paraqitur ofertën e parë.
Interi nuk do ta kundërshtonte largimin e lojtarit, që do të transferohej jashtë Italisë (jo te Juventusi apo Napoli) dhe do t’i siguronte klubit burimet financiare për të kërkuar një mbrojtës të djathtë krahu.
Galatasaray i ka ofruar Frattesit një kontratë 4-vjeçare me rreth 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, krahasuar me 3 milionë që fiton aktualisht në Milano. Lojtari është i hapur për transferimin; mungon vetëm marrëveshja mes klubeve dhe dita e sotme mund të jetë vendimtare.
The post Inter, takim me Galatasaray për Frattesi. Sot mund të jetë dita vendimtare appeared first on Telesport.










