Përplasja e papritur e Romës me Manu Koné ka ndryshuar përsëri planet e Interit në merkato. Zikaltrit, që po mendonin ta përdornin shumicën e buxhetit të paracaktuar për Lookman te mesfushori verdhekuq, po i “peshojnë” mirë gjërat. Ka hapësirë për një transferim të rëndësishëm, por duhet gjetur profili i duhur, si në aspektin teknik, ashtu edhe ekonomik.
Negociatat për Lookman janë të bllokuara, por jo të mbyllura ende përfundimisht. Sulmuesi është kthyer në Portugali dhe pret lajme nga zikaltrit. Atalanta vazhdon të qëndrojë e fortë, por ka pak mundësi që ta llogarisë përsëri Ademola, pasi trajneri Juric e sheh largimin e nigerianit si vendim tashmë të marrë.
Interi duhet të bëjë një tentativë të re me klubin bergamask, ndërkohë që merkatoja ofron ato “mundësi të famshme” që mund t’i ndryshojnë të gjithë skenarët. Manu Koné është një nga këto mundësi, shumë shpejt mund të ketë të tjera. Pas këtij momenti, vendimi mbetet te Marotta dhe Ausilio: të përpiqen t’i kapin, ose të vazhdojnë të shpresojnë te Lookman.
Orët e fundit po qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të Benjamin Pavard. Lille e ndjek nga afër francezin, pa harruar ofertat nga Arabia Saudite dhe Neom. Nëse ish-lojtari i Bayernit largohet, hapen dyert për një forcim të ri në mbrojtje, me Solet si një nga preferencat kryesore për ta forcuar repartin e pasëm. “Sondazhi” i parë është bërë me Udinese, ndërsa hapat vijues do të varen nga e ardhmja e Pavard.
The post Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme appeared first on Telesport.