Inter pranon mega-ofertën e Napolit për Icardi-n

Sipas raporteve të fundit të ‘Bombe Di Vlad’, Napoli ka bërë një ofertë 70 milionë euro për sulmuesin e Interit Mauro Icardi.

Marrëveshja përfshin një rrogë vjetore 9 milionë euro për argjentinasin, çka do e kthente në lojtarin më të paguar në skuadrën napolitane.

‘Bombe di Vlad’ raporton se Interi ka pranuar ofertën dhe tani është vetëm Icardi ai që duhet të bindet, transmeton telesport.

Napoli ka kërkuar që përgjigja e tij të jetë sa më e shpejtë, në mënyrë që të kërkojë lojtarë të tjerë nëse nuk pranon.