Benjamin Pavard mund të largohet nga Interi këtë merkato verore, nëse vjen oferta e duhur. Drejtuesit e klubit zikaltër janë të hapur për largimin e mbrojtësit francez, por gjithmonë nëse vjen një ofertë që i përshtatet kërkesave të tyre.
“FCInterNews” raporton se Inter është i gatshëm të lërë të lirë francezin për 30-35 milionë euro. Kujtojmë se Pavard u transferua nga Bayern tek Inter për 40 milionë euro, në verën e vitit 2023.
Nga ana e tij, Pavard është i kënaqur tek Inter dhe nuk po mendon largimin, por nuk do t’i thoshte “jo” një ofertë të mirë. Deri tani, klubi i vetëm që ka shfaqur interes për Pavard është Manchester United, por ende nuk përflitet për shifra.
Kontrata e 29-vjeçarit me Interin skadon në vitin 2028, ai aktualisht merr 5 milionë euro në sezonë rrogë vjetore.
The post Inter përgatitet për një shitje të bujshme këtë verë, pret 30-35 milionë euro nga shitja e 29-vjeçarit appeared first on Telesport.