Inter pritet të bëjë shumë ndryshime gjatë verës së ardhshme, ku do të ketë disa largime. Një nga lojtarët që pritet të ndahet me klubin zikaltër në verë është braziliani Carlos Agusto.
Për anësorin e krahut të majtë ka interes të madh nga dy klubet e Premier League si Aston Villa dhe Newcastle, raporton “TEAMtalk”. Ende nuk kanë nisur bisedimet zyrtare mes palëve, por jemi ende në fazat e para të negociatave.
Duke qenë se 27-vjeçari ka një rol dytësor në ekip dhe nuk gëzon besimin e Cristian Chivu, Carlos Agusto është i hapur për largimin në verë, edhe pse kontrata i skadon në vitin 2028.
Inter pret të fitojë të paktën 30 milionë euro nga shitja e Carlos Agusto, shifër mëse e përballueshme për ekipet e Premier League.
The post Inter përgatit shitjen e parë të verës: 30 mln euro për anësorin brazilian. E duan në PL appeared first on Telesport.









