Inter nuk përsërit gabimin e Milanit dhe Napolit, fiton në Genoa dhe ngjitet në krye (video)

Pas barazimit të Milan 2-2 ndaj Sassuolo dhe humbjes së Napolit 1-0 nga Udinese, Inter nuk ka përsëritur gabimet e dy rivalëve të tjerë dhe ka fituar në transfertën ndaj genoa, me shifrat 1-2.

Pjesa e parë është mbyllur 0-2 për zikaltrit, të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 6-të me Yann Bisseck. Holandezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të marrë nga Lautaro Martinez.

Ndërkohë që në minutën e 38-të, Lautaro Martinez tregoi gjithë klasin e tij dhe “shkundi” rrjetën me një goditje të fuqishme me të majtën. Argjentinasi ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë sezon!

Reagimi i vendasve do të vinte në minutën e 68-të, ku Vitinha do të shënonte pas një kundërsukmi të shpejtë, dhe aftësisë së tij për të dribuluar Sommer dhe mbrojtjen zikaltër. Rezultati final 1-2 për Interin. Pas kësaj fitoreje, Inter kryeson i vetëm me 33 pikë, ndërsa Genoa mbetet në vendin e 16-të me 14 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Inter nuk përsërit gabimin e Milanit dhe Napolit, fiton në Genoa dhe ngjitet në krye (video) appeared first on Telesport.