Inter nuk kërkon më 80 milionë euro për Bastonin, por të përfshihet në marrëveshje një nga këta dy lojtarë të Barcelonës

Përveç përfundimit me sukses të këtij sezoni, klubet e mëdha kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton. Një nga objektivat kryesore të Barcelonës është transferimi i Alessandro Bastoni, i preferuari i Hansi Flick për qendrën e mbrojtjes.

Vetë italiani ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar te katalanasit, por pjesa më e vështirë është të gjehet gjuha e përbashkët me Interin. Klubi zikaltër e vlerëson Bastonin 80 milionë euro, shifër disi e vështirë për t’u përballuar nga Barcelona në gjendjen e saj aktuale financiare.

Sipas asaj që zbulon “CalcioMercato”, Inter mund t’i vijë në ndihmë Barcelonës duke ulur çmimin 80 milionë euro, por që në marrëveshje të përfshihet një nga dy lojtarët e Barcelonës: Dani Olmo ose Ferran Torres.

Dëshira kryesore e klubit zikaltër është Dani Olmo, megjithatë duket e vështirë që Barcelona të pranoi largimin e tij.

Në anën tjetër, emri i Ferran Torres është më i mundshëm të përfshihet në këtë marrëveshje. Duke qenë se kontrata aktuale e sulmuesit skadon në vitin 2027 dhe deri tani nuk ka asnjë shenjë rinovimi, Barcelona është e hapur për largimin e tij.

The post Inter nuk kërkon më 80 milionë euro për Bastonin, por të përfshihet në marrëveshje një nga këta dy lojtarë të Barcelonës appeared first on Telesport.