Inter nuk humb kohë, arrin marrëveshjen me klubin e njohur. Tani, duhet bindur lojtari

“Sky Sport Italia” zbulon se Inter ka arritur marrëveshjen verbale me Al-Hilal, për transferimin e Joao Cancelo gjatë merkatos së janarit. Portugezi do të largohet nga klubi saudit, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Simone Inzaghi.

Përveç Interit, në garë për mbrojtëisn portugez është edhe Barcelona, vetëm se zikaltrit janë një hap para duke gjetur gjuhën e përbashkët me Al-Hilal. Marrëveshja mes dy klubeve përfshin një shkëmbim kokë më kokë mes Joao Cancelo dhe njërit prej dy mbrojtësve të Interit, Stefan de Vrij ose Francesco Acerbi, të dy shumë të vlerësuar nga Simone Inzaghi.

Tani, Interit i ka mbetur hapi i fundit, që është të bindë lojtarin. Sipas medieve italiane, 31-vjeçari thuhet se ka kërkuar edhe një ose dy ditë kohë për të vendosur. Ai duhet të zgjedhë mes rikthimit tek Inter ose te Barcelona, pasi ka qenë më parë pjesë e të dy ekipeve si huazim për një sezon.

The post Inter nuk humb kohë, arrin marrëveshjen me klubin e njohur. Tani, duhet bindur lojtari appeared first on Telesport.