Inter nuk heq dorë nga Moussa Diaby, zikaltrit me ofertë të përmirësuar për Al-Ittihad

Inter jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Moussa Diaby brenda merkatos dimërore, afati i të cilët mbyllet nesër në darkë, por zikaltrit kanë përmirësuar propozimin e tyre për Al-Ittihad.

Duke qenë se Al-Ittihad refuzoi propoozimin e parë të Interit për huazimin e francezit me të drejtë blerje deri në 35 milionë euro, “Sky Sport” zbulon se zikaltrit propozojnë tani huazimin e Dibay me detyrim blerje në fund të sezonit, por jo më për 35 milionë euro, por për 28 milionë euro.

Edhe pse kanë mbetur edhe pak më shumë se 24 orë nga afati i fundit i merkatos dimërore, zikaltrit kanë shpresa të plota se do ia dalin të gjejnë gjuhën e përbashkët me Al-Ittihad, pasi me lojtarin kanë rënë dakord për kushtet personale.

The post Inter nuk heq dorë nga Moussa Diaby, zikaltrit me ofertë të përmirësuar për Al-Ittihad appeared first on Telesport.