Bodo/Glimt është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Champions League. Pasi mundën Man. City dhe Atletico Madridin në fazën e mëparshme, sot norvegjezët kanë fituar 3-1 ndaj Interit, në takimin e parë për play-off.
Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, ku pas një aksioni model dhe asistit spektakolar me finte të Kasper Hogh, ishte Sondre Fet që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 30-të,Francesco Pio Esposito, ishte në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë nga Nicolo Barella, por që mbrojtësit e Bodo/Glimt nuk arritën ta largonin si duhej. U desh edhe ndërhyrja e VAR për të konfirmuar që goli i zikaltërve ishte i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLIN
Pjesa e dyta ishte e gjitha për Bodo/Glimt që shënoi dy gola. Në minutën e 60-të, Bodo/Glimt kaloi sërish në avantazh pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes Kasper Høgh dhe Jens Petter Hauge, ish-anësori i Milanit dërgoi topin në rrjetë. Tre minuta më pas, ishte Kasper Høgh, i cili ka bërë një ndeshje të madhe sonte, që shënoi golin e tretë për Bodo/Glimt, pas një aksioni model. SHIKOGOLIN Rezultati final, Bodo/Glimt-Inter 3-1.
Barazim spektakolar në Belgjikë, 3-3 mes Club Brugge dhe Atletico Madridit. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Julian Alvarez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda në zonë. Në shtesë, ishte Ademola Lookman që dyfishoi shifrat pas krosimit të Jluan Alvarez nga goditja e këndit . SHIKOGOLIN
Pjesa e dytë ishte më e mirë për belgët. Fillimisht, në minutën e 52-të, ishte Raphael Onyedika që shënoi golin e parë, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe një rrëmuje në zonë. Në minutën e 60-të, ishte Nicolò Tresoldi që barazoi shifrat 2-2, pas asistit që mori nga Diakhon.
Në minutën e 79-të, Joel Ordóñez ishte i pafat duke shtyrë në portën e tij topin e ardhur në zonë nga krosimi i Marcos Llorente, duke i dhënë avantazhin sërish Atletico Madridit. Në fund të kohës së rregullt, belgët barazuan shifrat me Christos Tzolis.
Leverkusen ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 0-2 në transfertën në Pire ndaj Olympiacos. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Heroi kryesor i takimit ishte Patrik Schick me dy gola të shënuar në minutat 60′ dhe 63′.
The post Inter “ngrin” në Norvegji. Atletico prish gjithçka në pjesën e dytë. Leverkusen me super fitore në Pire (video) appeared first on Telesport.










