Pas eliminimit nga Champions League shumë shpejt nga sa pritej, ku Inter u shpërfytyrua nga Bodo/Glimt, me rezultatin e përgjithshëm 5-2, klubi zikaltër po përgatitet për një riformatim të vërtetë në verë.
Përveç shumë “veteranëve” që do të largohen me patjetër, në “lupën” e merkatos janë edhe të paktën 5 titullarë: Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Marcus Thuram, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez.
Për Bastoni-n, ka interes të madh nga Barcelona, Manchester United, Liverpool e PSG. Në rast largimi të italianit, Inter pret të fitojë të paktën 90-100 milionë euro. Dimarco është padyshim futbollisti më i mirë i Interit këtë sezon, për anësorin ka interes të madh në Premier League. Klubet angleze janë të gatshme të paguajnë 60-70 milionë euro për 28-vjeçarin.
Marcus Thuram është po ashtu një tjetër emër shumë i lakuar në merkato. Barcelona është përfolur shumë së fundmi për një interesim të shtuar për francezin. Inter e vlerëson 80-90 milionë euro. Pë Barella dhe Martinez nuk është se mungon interesimi, por largimi i tyre ka shumë pak shanse të ndodhë, sesa tri emrat e parë.
The post Inter në prag të një revolucioni të vërtetë. Jo vetëm “veteranët”, por edhe 5 titullarë janë në “lupën” e merkatos appeared first on Telesport.










