Inter në aksion për sezonin e ri, klubi zikaltër monitorn dy talente të Sassuolo për të ardhmen

Drejtues të Inter kanë qenë të pranishëm fundjavën e kaluar në stadiumin “Mapei” për të parë ndeshjen e Serie A midis Sassuolo e Atalanta.

Objektivi i tyre ka qenë vëzhgimi nga afër i dy talenteve premtuese të Sassuolo, që së fundi kanë qenë në shënjestër të menaxhmentit të klubit zikaltër.

Bëhet fjalë për mbrojtësin qendror Tarik Muharemovic dhe mesfushori Ismaila Kone, me këtë të fundit që duket se është ngjitur me shpejtësi në radhët e menaxhmentit të lartë të Inter javët e fundit.

Interesi për Kone, në veçanti, rrjedh nga një nevojë shumë specifike taktike, pasi Inter duhet të mbrojë veten përpara verës, kur Frattesi mund të largohet, ndërsa  e ardhmja e Mkhitaryan mbetet e paqartë.

The post Inter në aksion për sezonin e ri, klubi zikaltër monitorn dy talente të Sassuolo për të ardhmen appeared first on Telesport.