Inter–Milan, derbi i së dielës vendos rekordin historik pa u luajtur ende

Derbi i Milanos, i planifikuar për nesër, pritet të hyjë në histori edhe para se të nisë, duke regjistruar inkasim më të lartë ndonjëherë në Serie A, me të ardhura që pritet të tejkalojnë për herë të parë 8 milionë euro. Do të kapërcehet ndjeshëm rekordi aktual prej 7.626.430 euro, i vendosur në derbin e 22 shtatorit 2024, kur Interi luante në shtëpi.

Kjo shifër merr një domethënie edhe më të madhe, pasi ky do të jetë derbi i parë që zhvillohet me Interin dhe Milanin pronarë zyrtarë të “San Siros”, pas blerjes së stadiumit dhe zonës përreth nga Komuna e Milanos. Moment që shënon fillimin e një epoke të re ekonomike për të dyja klubet.

Sa iu përket tribunave, nuk priten koreografitë tradicionale. “Curva Nord” do të paraqitet vetëm me banderolën “Secondo anello verde Milano”, ndërsa “Curva Sud” mund të përdorë disa kartonë kuq e zi. Atmosferën do ta zbukurojë një koreografi zyrtare e Interit, që do të përfshijë “Anello Arancione” e parë dhe të dytë.

The post Inter–Milan, derbi i së dielës vendos rekordin historik pa u luajtur ende appeared first on Telesport.