Inter Miami reziston vetëm 5 minuta ndaj PSG-së, kombinim perfekt mes dy portugezëve

Po luhet në Atlanta, sfida e radhës për fazën e 1/16-ve për Kupën e Botës për Klube, ku po përballen PSG dhe Inter Miami. Messi, Suarez &Co rezistuan vetëm pesë minuta, pasi francezët kaluan shumë shpejt në avantazh. SHIKOGOLIN

Në minutën e pestë, PSG fiton një goditje dënimi. Vitinha kroson bukur në zonë dhe Joao Neves dërgon topin me kokë në rrjetë. Sigurisht që PSG vjen si super favorite në këtë përballje, edhe pse në anën tjetër luajnë emra të njohur si Messi, Suarez, Busquets etj, por francezët mund të konsiderohen aktualisht si ekipi më në formë në botë.

Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Flamengo-Bayern, sfidë që luhet sonte në orën 22:00 me orën tonë.

The post Inter Miami reziston vetëm 5 minuta ndaj PSG-së, kombinim perfekt mes dy portugezëve appeared first on Telesport.