Skuadra amerikane e Inter Miami zyrtarisht mohon thashethemet për një largim të mundshëm të Lionel Messi. Klubi i MLS ka lëshuar një deklaratë pas thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit.
Thuhet se skuadra arabe e Al Hilal, që aktualisht drejtohet nga Simone Inzaghi, po tregon interes të fortë për yllin argjentinas, i cili ka një kontratë me amerikanët të vlefshme deri në fund të vitit 2025.
“Leo është nën kontratë deri në fund të vitit 2025“, thuhet në deklaratën e Inter Miami. “Realiteti është se të dyja palët janë të interesuara të vazhdojnë marrëdhënien. Ne po marrim masat e nevojshme me mentalitetin e duhur për ta bërë këtë të ndodhë“.
Mesazhi është i qartë: Messi nuk do të largohet nga Miami, të paktën jo para skadimit të kontratës së tij. Prandaj, Inter ka çdo qëllim ta mbajë yllin e tyre, i cili sapo mbushi 38 vjeç dhe tashmë ka arritur luotën e 50 golave në të gjitha garat me klubin.
The post Inter Miami reagon pas thashethemeve për largimin e Messi, zbulon lëvizjen surprizë appeared first on Telesport.