Inter me sytë nga Real Madrid, për yllin e mesfushës. Në rast se nuk rikthehet te “Los Blancos”, zikaltrit do të tentojnë transferimin e bujshëm

Edhe pse të gjitha gjasat janë që Nico Paz të rikthehet në fund të këtij sezoni te Real Madrid dhe të jetë protagonist në ekipin e parë, Inter shpreson ende për një transferim të mundshëm të yllit argjentinas, i cili po shkëlqen në Serie A, me fanellën e Como.

Sipas “L’Interista”, në rast se Real Madrid nuk ushtron të drejtën e riblerjes së Nico Paz, apo është i gatshëm për shitjen përfundimtare të tij, Inter do të bëjë të pamundrën për transferimin e mundshëm të argjentinasit.

Kujtojmë se Real Madrid në bazë të marrëveshjes së bërë më parë me Como-n, ka të drejtën e riblerjes së Nico Paz për 10 milionë euro në fund të këtij sezoni, ose 50% të shitjes së ardhshme.

The post Inter me sytë nga Real Madrid, për yllin e mesfushës. Në rast se nuk rikthehet te “Los Blancos”, zikaltrit do të tentojnë transferimin e bujshëm appeared first on Telesport.