Inter, Marotta heq presionin: Ja pse Napoli është skuadra favorite për titull edhe këtë sezon

Gara për titullin kampion në Serie A duket mjaft e fortë këtë vit, me disa skuadra që janë në “pole”. Mes tyre edhe Inter e Napoli, që ditët e fundit janë përpjekur t’ia hedhin njëra-tjetrës presionin.

Presidenti i Inter, Beppe Marotta, në një deklaratë për DAZN, tha: “Conte është një trajner i mirë dhe një komunikues i mirë. Ai di si të shpërqendrojë vëmendjen dhe të komunikojë”.

Napoli është qartësisht favorit; ata janë kampionët në fuqi, kanë investuar ndjeshëm dhe kanë qëndrueshmëri teknike. Janë i vetmi klub që nuk ka ndryshuar trajner. Ne kemi ndryshuar modelin tonë dhe kemi investuar në lojtarë të rinj”, shtoi Marotta.

Ne të gjithë do të garojmë deri në fund për titullin, por besoj se Napoli, me meritë, është pretendent serioz për fitoren përfundimtare“, komentoi Marotta.

The post Inter, Marotta heq presionin: Ja pse Napoli është skuadra favorite për titull edhe këtë sezon appeared first on Telesport.