Interi vazhdon të jetë skuadra më produktive në Serie A me 22 gola të shënuar, 6 më shumë se Napoli kryesues, 12 më shumë se Roma, 8 më shumë se Milani dhe 10 mbi Juventusin e Como. 10 lojtarë të ndryshëm kanë shënuar për skuadrën e Chivu.
Calhanoglu kryeson me 5 gola, ndjekur nga Lautaro, Thuram dhe Bonny me nga 3 gola, Dimarco me 2, ndërsa Bastoni, Dumfries, Barella, Pio Esposito dhe Sucic me nga 1 gol. Këtu shtohet edhe autogoli i Muharemovic (Sassuolo).
Edhe pse mungesa e Thuram për shkak dëmtimi s’ka ndikuar në efiçencën sulmuese zikaltër, ka pasur peshë në aspektin taktik dhe fizik. Bonny dhe Pio Esposito kanë bërë mirë, por rikthimi i francezit do të jetë thelbësor për t’i dhënë Lautaros mundësinë të marrë frymë pas një muaji pa pushim mes kampionatit, Champions-it dhe kombëtares.
Thuram ka rifilluar stërvitjet në fushë dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jetë në listë për ndeshjen me Veronën, në pritje që të rikthehet titullar javën e ardhshme në Champions kundër Kairat, mbi një muaj pas dëmtimit ndaj Slavia Prague.
The post Inter, “makineri” golash edhe pa Thuram. Rikthimi i francezit i duhet Chivu dhe… Lautaros appeared first on Telesport.









