Edhe pse oferta e fundit e Interit në drejtim të Atalantës për Ademola Lookman ishte plot 45 milionë euro, sërish u refuzua nga klubi bergamask. Duke parë rezistencën e Atalantës, Inter duket se ka hequr dorë nga Ademola Lookman dhe ka rikthyer interesimin për Christopher Nkunku, sulmuesin e Chelsea-s, të cilin e ka kërkuar edhe më parë.
“Calciomercato.com” raporton se sulmuesi francez është momentalisht prioriteti kryesor i drejtuesve zikaltër. Pengesa e vetme në këtë rast është paga e Nkunku. Francezi paguhet 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa Inter kishte rënë dakord me Ademola Lookman për një pagë 4.5 milionë euro në sezon.
Në anën tjetër, Chelsea është e gatshme të lejojë largimin e francezit për një shifër 30-35 milionë euro. Po ashtu nuk përjashtohet as mundësia e huazimit me të drejtë blerjeje.
The post Inter “lodhet” me Atalantën për Lookman, gati oferta për yllin e Chelsea-s appeared first on Telesport.