Inter kualifikohet, por për 4 lojtarë titullarë Botërori është i mbyllur, rikthehen në Milano

Pasi u kualifikua për në 16 ekipet më të mira të Kupës së Botës për klube, Interi dërgon në shtëpi katër lojtarë kyç. Bëhet fjalë për Hakan Calhanoglu, Benjamin Pavard, Piotr Zielinski dhe Yann Bisseck.

Në fakt, të gjithë nuk do të ishin rikuperuar për fazën finale të turneut dhe për këtë arsye do të ktheheshin në Milano për t’u rikuperuar nga problemet e tyre përkatëse.

Sa i përket turkut, të mërkurën ai iu nënshtrua testeve të reja që zbuluan një problem tjetër muskulor.”Hakan Calhanoglu iu nënshtrua një skanimi MRI të këmbës së djathtë në Seattle, ku skuadra është në stërvitje për Kupën e Botës për klube”, shpjegon klubi zikaltër në një deklaratë.

Testet zbuluan një tendosje në soleusin e këmbës së djathtë“. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, duke pasur parasysh se në javët e fundit thashethemet për interesin e Gallatasaraj janë bërë gjithnjë e më këmbëngulëse.

Pavard, nga ana tjetër, ende po vuan nga shqetësimi në kyçin e këmbës që ka pasur që nga fundi i sezonit. Ndërsa Bisseck u lëndua (problem me kofshën e djathtë) gjatë finales së Champions League.

Së fundmi, Zielinski lëndoi pulpën në Ligën e Kombeve kur luante me Poloninë. Ndaj, këta katër lojtarë do të jenë në Milano ditët në vijim për t’u rikuperuar nga dëmtimet e kohëve të fundit.

The post Inter kualifikohet, por për 4 lojtarë titullarë Botërori është i mbyllur, rikthehen në Milano appeared first on Telesport.