Inter ka gati goditjen e parë të madhe në merkato, 40 milionë euro për mesfushorin e Lazios

Hakan Çalhanoglu me shumë mundësi e ka mbyllur kapitullin e tij me Interin, ndaj drejtuesit e klubit zikaltër kanë piketuar zëvendësuesin ideal të turkut në mesfushë.

“Il Messaggero” raporton se Inter do tentojë të transferojë mesfushorin e Lazio-s, Nicolò Rovella, i cili ka bërë një sezon të shkëlyqer me bardhekaltrit, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëedha, mes tyre edhe të Interit.

23-vjeçari u huazua për dy sezone nga Juventus te Lazio me detyrim blerjeje për 17 milionë euro, ndërsa sot vlera e tij është 50 milionë euro. Ndërkohë, Inter është i gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro. Nuk është çudi që klubi zikaltër të propozojë edhe ndonjë nga lojtarët e tij që të përfshihen në marrëveshje, me qëllim për të ulur disi koston e transferimit.

Për momentin, zikaltrit ende nuk kanë dorëzuar një ofertë zyrtare, por bisedimet pritet të intensifikohen në ditët në vijim. Cristian Chivu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta mbyllin sa më shpejt transferimin e mesfushorit 23-vjeçar.

The post Inter ka gati goditjen e parë të madhe në merkato, 40 milionë euro për mesfushorin e Lazios appeared first on Telesport.