Inter ka arritur marrëveshje personale me Luis Henrique, tani radhe me Marseillen

Sipas raportimeve në Francë, futbollisti i Marseilles, Luis Henrique ka rënë dakord për kushtet personale për një kontratë me Interin, e cila do të zgjasë deri në qershor 2030.

Prej disa kohësh dihet se Interi po negocion me Henriquen, i cili zgjodhi Nerazzurrët para BayernMunich.  

Footmercato shkruan se detajet e kontratës së tij pesëvjeçare tashmë janë rënë dakord dhe se ai do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, megjithatë Interi nuk ka arritur ende një marrëveshje me Marseillen për kompensimin.  

Klubit francez tashmë i është dërguar një ofertë prej 24 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse. 

Interi shpreson që transferimi të përfundojë në mënyrë që Henrique të luajë në Kampionatin Botëror të Klubeve, i cili zhvillohet në mes të qershorit dhe në korrik. 

Braziliani 23-vjeçar ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 32 paraqitje këtë sezon. Kryesisht luan në krahun e djathtë, por ia del edhe në krahun e kundërt. 

Kontrata e tij me Marseillen është deri në qershor të vitit 2028 dhe ai mbërriti në klub nga Tres Passos në shtator 2020 për 8 milionë euro.