Edhe pse në horizont është Champions League, për Luciano Spallettin mbetet e vështirë të harrohet Inter-Juve. Trajneri bardhezi u rikthye te kartoni i kuq i Kalulu, para se të fliste për ndeshjen ndaj Galatasaray në Stamboll:
“Sipas meje jemi rritur shumë. Paradoksalisht luajtëm edhe më mirë kur mbetëm në inferioritet numerik; duhet ta marrim me vete atë praktikë dhe forcë mendore”. Për polemikat shtoi: “Më vjen keq, nuk mund t’i stërvis atë që krijojnë disa situata, por mund t’i bëj lojtarët më të fortë. Më vjen keq që një djalë i mirë si Kalulu, pasi pësoi dy padrejtësi kolosale, u quajt edhe budalla nga Chivu. Kjo është e vështirë të pranohet. Cristianin e njoh mirë dhe do ta ketë kuptuar gabimin”.
Për Galatasaray: “Ndjesitë janë të bukura, si të jesh nën një diell vertikal. Nuk ka vend për t’u fshehur dhe duhet të marrësh përgjegjësi”. Për formacionin: “Duhet të mendohem, por kemi numrin dhe cilësinë e duhur”. Për Icardin dhe Osimhen: “Së bashku bëjnë enciklopedinë e numrit nëntë; zgjidhja është t’u lejosh sa më pak topa”.
The post Inter-Juve përtej Champions-it, Spalletti: Dy padrejtësi kolosale, Kalulu u quajt edhe budalla nga Chivu appeared first on Telesport.










