Edhe pse Interi po kryeson Serie A, është në gjysmëfinalen e “Coppa Italia” dhe “play off”-in e Champions League si më e mira italiane, shqetësim i madh mbetet “Derby d’Italia” kundër Juventusit, një tabu e vjetër për klubin zikaltër.
Që nga “Calciopoli” (2006/07), Interi ka fituar vetëm 7 herë ndaj Juventusit në kampionat, ka barazuar 11 herë dhe ka humbur 19 ndeshje. Edhe gjatë viteve të arta, si tripleta 2010, derbi shpesh ka qenë i vështirë dhe i vendosur me diferencë minimale, përveç fitores 2-0 në shtëpi më 2009/10.
Në kohët e fundit, Interi nuk ka fituar ndaj Juventusit më shumë se dy vite. Fitorja e fundit ishte 1-0 më 4 shkurt 2024, që i dha Interit të dytin yll dhe mbylli shpresat e Juventusit të Allegrit për titull. Pas kësaj, dy humbje, përfshirë spektaklin 4-3 të ndeshjes së fazës së parë dhe barazimin me 8 gola më 27 tetor 2024.
Të shtunën, Interi nuk përballet thjesht me një “big match”, por me një tabu historike. Fitorja do të ishte një hap vendimtar drejt “scudetto” dhe thyerjes së “mallkimit” 2-vjeçar.
The post Inter-Juve dhe tabuja e “Derby d’Italia”. Kryesuesit sfidojnë gjithashtu “mallkimin” e bardhezinjve appeared first on Telesport.










