Inter interesohet për Donnarumma-n, italiani do një tjetër ekip

Ditën e djeshme, PSG ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Chevalier nga Lille për 40 milionë euro plus 15 milionë euro të tjera bonuse. Ardhja e 23-vjeçarit hap rrugën për largimin e Gigio Donnarumma-s.

Portieri italian edhe pse ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në suksesin e sezonit të kaluar për parizienët, do largohet sepse nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

Duke qenë se i skadon kontrata pas një viti, PSG ka vendosur çmimin 30 milionë euro për kartonin e Donnarumma-s. Mediat italiane raportojnë se Inter po ndjek me vëmendje situatën e Donnarumma-s dhe nuk do ishte çudi nëse do tentonte transferimin e tij.

Në anën tjetër, Gigio Donnarumma është më i joshur nga ideja për të luajtur në Premier League sesa të rikthehet në Serie A. Manchester United është një nga klubet që ka shprehur interes për portierin italian, duke parë formën në rënie të Andre Onana.

The post Inter interesohet për Donnarumma-n, italiani do një tjetër ekip appeared first on Telesport.