Ndërsa negociatat me Atalanta-n për Ademola Lookman hyjnë në fazën vendimtare, puna është duke u zhvilluar për dy alternativa kryesore, raporton Gazzetta.it.
Emri i parë, Christopher Nkunku i Chelsea-t, është rishfaqur me forcë.
I mbërritur në Londër me pritshmëri të larta pas paraqitjeve të tij në Leipzig, francezi ka luftuar për të gjetur minuta dhe qëndrueshmëri, pjesërisht për shkak të disa dëmtimeve, dhe tani rrezikon të mbetet përgjithmonë jashtë fushe nga mbërritja e afërt e Xavi Simons në Londër.
Interi po e monitoron nga afër situatën. Pika e pengesës mbetet paga e tij neto prej 6.5 milionë eurosh në sezon. Ky aspekt është duke u negociuar aktualisht, duke vlerësuar opsione të qëndrueshme.
Por në listë është edhe Federico Chiesa. Sulmuesi italian, i cili nuk bindi te Liverpool-i i Arne Slot, është në merkato. Napoli po bën presion, por edhe Inter-i po shqyrton rikthimin e tij në Serie A.
Shqetësimet në lidhje me gjendjen e tij fizike janë të shumta, por mundësia për të rikthyer një Chiesa të motivuar, i vendosur për të rinisur karrierën e tij, intrigon Marotta-n dhe Ausilio-n.
The post Inter-i po përgatit lëvizje vendimtare për të forcuar krahun e majtë të sulmit. appeared first on Telesport.