Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj duhet të largohet diku tjetër. Mesfushori elbasanas është i vetëdijshëm për vendimin e Christian Chivu, por nuk pranon të largohet nga Inter.
“Kokëfortësia” e tij ka bërë që Interi të humbë 15 milionë euro, pasi Asllani refuzoi të transferohej në La Liga te Real Betis. Klubi spanjoll ishte i gatshëm të paguante 15 milionë euro për kartonin e tij, shifër brenda pritshmërive të Interit.
Asllani nuk pranoi te shkonte te Betis duke u justifikuar se nuk donte të ishte larg familjes së tij. Për shqiptarin ka interes edhe nga klubet e Serisë A, ku deri më sot janë përmendur Bologna dhe Fiorentina.
Dy klubet e sipër përmendura kërkojnë vetëm huazimin e thjeshtë të tij, ose huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa Interit i intereson më shumë shitja përfundimtare e shqiptarit.
The post Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani appeared first on Telesport.