Inter heq dorë nga Lookman dhe ka planin B, ja dy emrat e përfolur

Inter duket se ka hequr përfundimisht dorë nga Ademola Lookman, pasi duket e pamundur të gjehet gjuha e përbashkët me Atalantën. Edhe pse oferta e fundit e zikaltërve ka qenë 45 milionë euro, sërish klubi bergamasak refuzoi.

Në këtë situatë, Inter ka vendosur të ndërpresë negociatat për Lookman, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” dhe ka gati planin B.

Klubi zikaltër po ndjek dy emra për të mbuluar mos transferimin e Lookman. I pari është Jadon Sancho i Manchester United, për të cilin ka pasur interes konkret nga Juventus.

Në rast se nuk arrihet Jadon Sancho, Inter do të bëjë një përforcim në mesfushë dhe emri i zgjedhur është Morten Frendrup, mesfushori danez i Genoa.

The post Inter heq dorë nga Lookman dhe ka planin B, ja dy emrat e përfolur appeared first on Telesport.