Jo vetëm Inter, që po e ndjek prej muajsh, por në garë për portierin e Tottenham, Guglielmo Vicario, është futur së fundmi edhe Juventus. Duke pësuar 15 gola në 5 ndeshjet e fundit, bardhezinjtë kanë humbur besimin te portieri i tyre Michele Di Gregorio.
Në këtë situatë, bardhezinjtë po shyrtojnë mundësinë e rikthimit të italianit të Tottenham në Serie A. Kontrata e Vicario me Tottenham skadon në vitin 2028, por 30-vjeçari mund të largohet që këtë verë për shifrën 20-25 milionë euro.
Aktualisht paga e tij te londinezët është 4.5 milionë euro, shifër e përballueshme si nga Inter edhe Juventus. Zikaltrit e shohin Vicario-n si zëvendësuesin ideal të Yann Sommer, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Të dy klubet e Serie A janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Tottenham, por vendimtare në këtë operacion do të jetë dëshira e vetë portierit italian se cilin ekip do të zgjedhë.
The post Inter gjen portierin e ri, gati rikthimi në Serie A. Në garë futet edhe Juventus, pas gafave të Di Gregorio-s appeared first on Telesport.









