Inter gati për transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit, 50 milionë euro për super mesfushorin e rivalëve

Inter jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Manue Kone, por zikaltrit janë të gatshëm të rrisin shifrën nga 40-50 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit, sipas asaj që bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”.

Oferta e parë e zikaltërve prej 40 milionë eurosh është refuzuar nga Roma, kryeqytetasit janë të vendosur për shifrën 50 milionë euro për të lënë të lirë Kone. 24-vjeçari francez pëlqhet shumë nga Cristian Chivu, ndaj dhe drejtuesit e klubit zikaltër janë gati të bëjnë një sakrificë dhe të nënshkruajnë me Kone.

Në rast se arrihet transferimi prej 50 milionë eurosh, atëherë Manu Kone do të jetë nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Interit. Vendi i parë mbahet nga Romelu Lukaku me 74 milionë euro, podiumi plotësohet nga Christian Vieri me 46 milionë euro dhe Joao Mario me 44 milionë euro.

The post Inter gati për transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit, 50 milionë euro për super mesfushorin e rivalëve appeared first on Telesport.