Pas eliminimit surprizë nga Bodo/Glimt në Champions League, Inter do të përqëndrohet i gjithi në Serie A, për të siguruar titullin sa më shpejt të jetë e mundur, duke qenë se diferenca me Milanin e vendit të dytë është 10 pikë.
Ndërkohë, zikaltrit kanë filluar që tani të mendojnë për ekipin e sezonit të ardhshëm, i cili pritet të ketë shumë ndryshme nga ky aktuali. Dy përforcimet e para për zikaltrit pritet të vijnë nga Premier League, konkretisht nga Tottenham.
Bëhet fjalë për portierin Guglielmo Vicario, i cili shihet si pasuesi ideal i Yann Sommer. Rikthimi i italianit në Serie A pritet t’i kushtojë Interit deri në 25 milionë euro. Objektivi i dytë është transferimi i Pedro Porro, mbrojtësit të djathtë të Tottenham, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Denzel Dumfries.
Holandezi do të largohet në verë për një shifër që përflitet 40-45 milionë euro. Ndërsa Pedro Porro ka një vlerë në treg te 25 milionë euro.
The post Inter fillon formatimin e ekipit, dy transferimet e para do të jenë nga Premier League për 50 mln euro appeared first on Telesport.










