Inter e nis vrullshëm në “Olimpico”, gjen golin që në minutat e para (Video)

Inter e ka nisur shumë mirë supersfidën në “Olimpico” ndaj Romës, duke gjetur golin që në minutën e 6-të. Ange-Yoan Bonny shënoi që në minutën e 6-të, pas një pasimi të gjatë fantastik që mori nga Nicolo Barella.

Sfida është e vlefshme për javën e 7-të në Serie A dhe të dy ekipet vijnë pas 3 fitoreve rresht.

Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e ka nisur me këtë formacion titullar: vilar; Hermoso, Mancini, N’Dicka; Celik, Koné, Cristante, Wesley; Soulé, Pellegrini; Dybala

Inter i drejtuar nga Cristian Chivu e ka nisur me këtë formacion titullar: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Bonny

The post Inter e nis vrullshëm në “Olimpico”, gjen golin që në minutat e para (Video) appeared first on Telesport.