Inter e ka nisur më këmbë të mbarë vitin 2026. Zikaltrit kanë fituar ndeshjen e parë për këtë vit, 2-0 ndaj Bologna në “San Siro”, e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.
Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga zikaltrit, por rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të, pas një kombinimi fantastik mes Marcus Thuram-Lautao Martinez, ky i fundit edhe pse u rrëzua asistoi për Piotr Zielinski.Polaku dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në fillim të pjesës së dytë, Inter dyfishon shifrat. Hakan Calhanoglu kroson nga këndi, Lautaro Martinez dërgon topin me kokë në rrjetë. Në minutën e 74-të përsëritet skena e golit të dytë, Federico Dimarco kroson nga këndi, Marscus Thuram dërgon me sup në rrjetë.
Santiago Kastro shënoi golin e vetëm për Bologna në minutën e 83-të pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit. Rezultati final 3-1 për Interin.
Pas kësaj fitoreje, Inter mban vendin e parë me 39 pikë, një pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Milan. Bologna mbetet në vendin e 7-të me 26 pikë.
The post Inter e nis mbarë vitin 2026, bën detyrën ndaj Bologna dhe ruan kreun (video) appeared first on Telesport.










