Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Inter ka kontaktuar dy qendërmbrojtësit e Bayern Munich, Dayot Upamecano dhe Min-jae Kim.
Qendërmbrojtësit francez i skadon kontrata verën e ardhshme dhe te Bayern janë të hapur për largimin e tij këtë afat të merkatos, duke qenë se palët nuk kanë rënë dakord për rinovim dhe klubi gjerman nuk dëshiron ta humbë falas në vitin 2026.
Ndërsa koreano-jugorit Min-jae Kim i skadon kontrata në vitin 2028, por 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Vincent Kompany. Inter po përgatitet për largimin e Benjamin Pavard, për të cilin ka interes konkret nga Galatasaray dhe Neom në Arabinë Saudite, ndaj klubi zikaltër ka piketuar dyshen qendërmbrojtëse të Bayern Munich.
The post Inter e ka lënë surprizën për në fund, kontakton dy yjet e Bayern Munich appeared first on Telesport.