“Calciomercato.com” raporton se Inter dhe Milan janë futur në garë dhe i janë shtuar listës së gjatë së klubeve që duan mesfushorin e Benfica-s, Orkan Kokcu. Inter e sheh mesfushorin turk si një mundësi shumë e mirë për të zëvendësuar pikërisht patriotin e tij, Hakan Calhanoglu, i cili pritet të transferohet te Galatasaray.
Zikaltrit po ndjekin edhe emra të tjerë si Nicolo Rovella dhe Ederson, por Kokcu është një tjetër alternativë që preferohet shumë nga Christian Chivu dhe i përshtatet më shumë projektit që ai ka në mendje.
Në anën tjetër, Milan e sheh 24-vjeçarin si profilin e duhur për të përforcuar mesfushën, por problem për të dyja klubet e Milanos është shifra e lartë që kërkon Benfica, plot 40 milionë euro.
Përveç Interit dhe Milanit, për Orkan Kokcu interesohet edhe Roma, por edhe Galatasaray, Fenerbahce dhe disa klube në Premier League. Në sezonin e fundit me Benfica-n, Kokcu shënoi edhe 12 gola dhe dha 11 asiste në 55 ndeshje, duke ngjallur kështu interesin e shumë klubeve.
The post Inter dhe Milan kokë më kokë për objektivin e përbashkët në mesfushë, kushton 40 milionë euro appeared first on Telesport.