Inter “çmendet” pas yllit të rivalëve, gati oferta 58 milionë euro

Nico Paz është një nga futbollistët e rinj më të mirë jo vetëm në Serie A, ku po shkëlqen te Como, por një nga më të mirët e momentit në gjithë botën. Forma e jashtëzakonshme e yllit argjentinas ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Paz ka shënuar edhe 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 9 ndeshje këtë sezon.

Mediet argjentinase raportojnë se është Inter së fundmi që është futur fuqishëm në garë për të transferuar Nico Paz në merkaton e ardhshme.

Sipas raportimeve në fjalë, zikaltrit po përgatisin një ofertë bindëse për 21-vjeçarin, e cila thuhet se të jetë 58 milionë euro. Fati i Nico Paz do të vendoset në verën e ardhshme nga Real Madridi, i cili ka të drejtën e riblerjes së tij dhe 50% të kartonit.

Klubi madrilen do të vendosë nëse do ta rikthejë në ekip Nico Paz, apo do të pranojë shitjen përfundimtare të tij. Vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në Madrid, por nëse klubi madrilen vendosë për shitjen e tij, Inter mund të ishte destinacioni i duhur për argjentinasin, pasi e njeh mjaft mirë tashmë Serie A dhe nuk do i duhej kohë për t’u përshtatur.

The post Inter “çmendet” pas yllit të rivalëve, gati oferta 58 milionë euro appeared first on Telesport.