Pas hapit fals të Milanit që barazoi 2-2 ndaj Sassuolo dhe humbjes së Napolit, 1-0 nga Udinese, Inter është i “detyruar” të fitojë për të marrë kreun e renditjes.
Zikaltrit po përballen me Genoa-n në transfertë. Pjesa e parë është mbyllur 0-2 për zikaltrit, të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 6-të me Yann Bisseck. Holandezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të marrë nga Lautaro Martinez.
Ndërkohë që në minutën e 38-të, Lautaro Martinez tregoi gjithë klasin e tij dhe “shkundi” rrjetën me një goditje të fuqishme me të majtën. Argjentinasi ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë sezon!
The post Inter bind ndaj Genoa-s në pjesën e parë, Bisseck dhe Martinez nderojnë zikaltrit (video) appeared first on Telesport.











