Në merkaton e verës fundit, Inter finalizoi shitjen e Aleksandar Stankovic te Club Brugge për 9.5 milionë euro. Vetëm pas më pak se 4 muaj, drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë për rikthimin e mesfushorit 20-vjeçar, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Sipas raportimit në fjalë, Inter po shqyrton seriozisht ri-nënshkrimin e mesfushorit premtues, dhe sipas klauzolës mes klubeve, marrëveshja do të arrihet për 23 milionë euro nëse finalizohet verën e vitit 2026. Nëse kjo do të ndodhë në vitin 2027, Inter do të paguajë 25 milionë euro.
Stankovic luan si mesfushor difensiv, por edhe si qendërmbrojtës. Te Club Brugge, Stankovic ka fituar direkt vendin e titullarit dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira, duke bërë që Inter të mendojë për rikthimin e tij vetëm pas një sezoni.
The post Inter bëhet pishman, do të rikthejë të larguarin në verën e fundit për 23 milionë euro appeared first on Telesport.











