Sipas burimeve evropiane të cituara nga CNN, që nga fundi i shtatorit, në portin iranian të Bandar Abbas, kanë mbërritur disa ngarkesa me një sasi totale prej rreth 2 mijë tonësh perklorat sodiumi.
Agjencitë e inteligjencës perëndimore besojnë se Irani po rindërton fshehurazi programin e tij të raketave balistike, pavarësisht rikthimit të sanksioneve të OKB-së – dhe këtë po e bën me ndihmën e Kinës.
Sipas burimeve evropiane të cituara nga CNN, që nga fundi i shtatorit, në portin iranian të Bandar Abbas, kanë mbërritur disa ngarkesa me një sasi totale prej rreth 2 mijë tonësh perklorat sodiumi, një përbërës kyç që përdoret për karburantin e raketave me lëndë të ngurtë.
Dërgesat kanë nisur menjëherë pas rivendosjes së sanksioneve “snapback” të OKB-së, të rikthyera për shkak të shkeljeve bërthamore të Teheranit – duke rivendosur ndalimet për tregtinë e armëve dhe zhvillimin e raketave.
Zyrtarët perëndimorë thonë se këto lëvizje tregojnë për një bashkëpunim strategjik në rritje midis Teheranit dhe Pekinit, ndërsa paralajmërojnë se transferime të tilla mund të përbëjnë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare për mos-përhapjen e armëve.










