Në mbledhjen e mbajtur sot, Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës ka emëruar znj. Meliza Krasniqi si ushtruese të detyrës së drejtoreshës së institucionit. Emërimi është bërë me propozim të Këshillit Shkencor dhe pason largimin nga posti të prof. asoc. dr. Naim Berishës, i cili falënderohet për kontributin e tij në periudhën paraprake.
Megjithatë, emërimi i saj nuk kalon pa vëmendje për shkak të faktit se znj. Krasniqi është bashkëshortja e kryetarit aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi. Kjo lidhje familjare me një figurë politike të nivelit të lartë e vë vendimin e Këshillit Drejtues nën një dritë të ndjeshme, veçanërisht në kontekstin e vazhdueshëm të shqetësimeve publike për ndikimin politik në institucionet e dijes dhe kulturës.
The post Instituti Albanologjik emëron ud. të drejtoreshës Meliza Krasniqi, bashkëshorten e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi appeared first on Kosovapost.net.