Institucionet blejnë “Plazma” përmes tenderit publik

“Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe produkte tjera të prodhuara në Serbi janë paraparë të blihen përmes një tenderi prej 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Produktet ushqimore që do të blihen janë të destinuara për një numër të madh të institucioneve qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë.
Produkte ushqimore të prodhuara në Serbi, siç janë: “Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe disa të tjera janë paraparë të blihen përmes tenderit publik 23.5 milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Në dokumentet që i ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se produktet që do të blihen janë të destinuara për shumë institucione qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë.