Komuna e Gjilanit ka njoftuar se inspektorët kanë gjobitur me nga 400 euro gjobë marketet për mospërputhje të çmimeve në raft e arkë.
Siç bëhet e ditur në njoftim kontrollet janë shtuar me ardhjen e mërgimtarëve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët.
“Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka. Pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka.
Drejtoria e Inspeksionit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët. Ata tregojnë se inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba në vlerë rreth 400 euro dhe se parregullsitë e tilla nuk do të lejohen. Inspektorët po vazhdojnë punën pa ndalë dhe çdo ankesë e konsumatorëve do të trajtohet me kujdes”, thuhet në njoftim.
Drejtoria e Inspektoratit, ka apeluar te qytetarët, që të raportojnë rastet kur hasin në mospërputhje me çmimet që janë në raft dhe ndryshojnë te arka.
The post Inspektorët në Gjilan gjobisin marketet për mospërputhje të çmimeve në rafte e arkë appeared first on Kosovapost.net.