Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka vazhduar edhe këtë të shtunë aksionin e rregullt në zonën e tregut të qytetit, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe sigurimit të qarkullimit të lirë për këmbësorët dhe automjetet.
Sipas njoftimit, nga orët e hershme të mëngjesit, inspektorët komunalë kanë monitoruar situatën në terren dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë ligjore, me qëllim vendosjen e rendit dhe rregullit në këtë zonë.
Autoritetet komunale theksojnë se tregu i qytetit ka qenë një nga hapësirat më problematike sa i përket organizimit dhe qarkullimit, ndërsa aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhat në vijim.









